“Askund nuk është sigurt në Kiev”

Kyiv sot është një qytet i larë nga rrezet e diellit dhe një shtresë mbytëse tensioni.

Sulmi në ndërtesën e apartamenteve duket si një skenë nga një film fatkeqësie, por gjithashtu duket mrekulli, pasi nuk ka raportime për vdekje.

Megjithashtë një vendas i quajtur Yuri thotë se nuk është mrekulli, pasi shumica e njerëve që banon në atë ndërtesë ishin strehuar diku tjetër ose janë larguar.

Në rrënojat ka fragmente të jetës normale, një libër, fotografia e një fëmije, një tastierë etj.

Një familje me fëmijë të vegjël kalon me nxitim, duke luftuar me çantat dhe një karrocë fëmijësh, pastaj futet në një furgon për të ikur.

Në këtë kryeqytet evropian, ekziston një ndjenjë e vërtetë se askund nuk është sigurt.


Shtuar 26.02.2022 15:30