Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur në Kuvend në 12:30 ku ka nisur një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në kuadër të nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri dhe negociatat mes mazhorancës dhe opozitës.
Kujtojmë që javën që vjen mblidhet konferenca e kryetarëve për caktimin e kalendarit të nisjes së procedurave për presidentin e ri.