Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Bullgari.
“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti duke shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre pas djegies së autobusit në Bullgari.
Postimi i plotë:
Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve.