Tragjedia në Bullgari, Kurti: Lajm i kobshëm, Kosova gati për të ofruar ndihmën e nevojshme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike në Bullgari ku kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica me origjinë shqiptare.

Kurti shkruan se ky është një lajm i kobshëm dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut për gjithçka ka nevojë.

Postimi i Kurtit:

I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet./albeu.com


Shtuar 23.11.2021 10:38