Alarm në Kherson pas shpërthimit të digës, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur rajonin e Khersonit në Ukrainës, pas dëmtimit të digës në mënyrë të pakthyeshme nga një shpërthim, duke çuar në përmbytje shumë zona tashmë të goditura rëndë nga konfikti Rusi-Ukrainë.

 

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dekreti u mor nga autoritetet lokale të mbështetura nga Moska rreth digës Nova Kakhovka.

Administrata e instaluar nga Rusia e rajonit Kherson të Ukrainës tha se evakuimet po përgatiteshin në rrethet Nova Kakhovka, Golo Pristan dhe Oleshky, dy të fundit përtej grykëderdhjes së lumit Dnipro nga kryeqyteti rajonal i kontrolluar nga Ukraina, Kherson.

Shefi i Wagner pretendon se Rusia përdori “forcë vdekjeprurëse” kundër mercenarëve, më së fundi në Ukrainë

Niveli i ujit në rajonin Kherson tashmë është rritur me pesë metra, me disa ishuj në rrjedhën e poshtme të përmbytur tërësisht, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Autoritetet lokale kanë frikë se niveli i ujit mund të rritet deri në 12 metra, sipas kryebashkiakut të instaluar nga rusët e Nova Kakhovka, i cili tha se qyteti tani ishte nën ujë dhe se rreth 600 shtëpi ishin përmbytur.

TASS tha se gjysma e hapësirës së digës 3.2 km të gjatë ishte shkatërruar dhe se rënia e pjesës së mbetur ishte në vazhdim.

Agjencia shtetërore hidroelektrike e Ukrainës tha se termocentrali ishte “shkatërruar plotësisht” pas një shpërthimi në dhomën e tij të motorit dhe nuk mund të restaurohej.

RIA gjithashtu raportoi, duke cituar kreun e rajonit Kherson, se 22,000 njerëz në 14 vendbanime ishin prekur deri më tani.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë fajësuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e digës. Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse hodhën në erë digën.

“Diga Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse,” tha komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës të martën në Facebook.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Ukraina kishte sabotuar digën për të larguar vëmendjen nga kundërsulmimi i saj i lëkundur dhe gjithashtu kishte për qëllim t’i privonte Krimesë ujin e freskët që merr nga rezervuari./albeu.com