Aksidenti tragjik në Bulqizë: Vdes vajza e mitur, e ëma në gjendje të rëndë

Një vajzë 10 vjecare ka ndërruar jetën pasditen e sotme pas një aksidenti në Bulqizë ku makina i ka marrë përpara bashkë me nënën e cila është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, ku shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

“Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Shtuar 18.04.2021 07:04