Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptarja

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shtetaseje shqiptare në Itali. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Gruaja po kalonte rrugën pranë një një kryqëzimi semaforik, por jashtë vendkalimit të këmbësorëve, bëjnë me dije mediet italiane. Një makinë tip “Polo” e goditi dhe viktima fluturoi disa metra në ajër.

Të lidhura

None found

Ajo është identifikuar si Rabie Abeshi, 70 vjeç, banuese prej shumë vitesh në Urbania.

Makina drejtophej nga një 33-vjeçar nga Acqualagna, i cili deklaroi se nuk e kishte parë gruan duke kaluar.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit në dispozicion të organit gjyqësor./albeu.com


Shtuar 30.12.2023 17:04