Aksident i rëndë në Pogradec, përplasen dy automjete, humb jetën një person

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, një aksident ka ndodhur pranë fshatit Memëlisht. Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 46-vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin 58-vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen”, 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi Fillim Zeka 80-vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet.

Si pasojë e plagëve 80-vjeçari ndërroi jetë. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 29.04.2024 07:43