Krzeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur ditën e sotme deputetëve të Kuvendit duke iu thënë se skenari i krizës energjetike gjatë vjeshtës është i mundshëm edhe në vend.
Ai tha se zëvendëskryeministri i Gjermanisë tha se njerëzit duhet të përgatiten të bëjnë një dush të shkurtër dhe të përgatisin rroba të ngrohta për dimër sepse mendon se në vjeshtë do të ketë krizë energjetike dhe shtoi se ky skenar nuk përjashtohet as në Malin e Zi.
“Unë kam përmendur disa herë se ky skenar mund të ndodhë me Malin e Zi dhe qëllimi ynë është të mos lejojmë që të ndodhë. Të gjitha aktivitetet e të gjithë ministrave janë ridrejtuar drejt kësaj,”- tha Abazoviç.
Kryeministri tha se do të kishte një kolaps energjetik, nëse do të realizohen njoftimet se dërgimi i gazit nga Rusia në Evropën Perëndimore në vjeshtë nuk do të ishte në një nivel që kënaq ekonominë e tyre, kështu që në atë rast ato vende do të kalonin në prodhimin e energjisë elektrike.
“Kjo do të thotë që nuk do të mund të merrni rrymë as me para, shpresoj se nuk do të ndodhë. Ne nuk jemi të varur nga gazi, nuk jemi pjesë e rrjetit, por do të doja të bëhesha një ditë“,- shtoi Abazoviç.
Ai ka thënë se fokusi i kësaj Qeverie janë temat ekonomike, ndërsa mediat theksin e kanë në tema tjera. Ai tha se qytetarët e Malit të Zi paguajnë karburantet dhe ushqimet më të lira në rajon, përveç Serbisë.
Abazoviç tha se investimet e huaja direkte janë nga 1 janari deri në fund të majit të këtij viti në Mal të Zi në nivelin 306 milionë, që janë të ardhurat më të larta në katër vitet e fundit. Ai shtoi se numri i turistëve në këtë moment është plot 94 për qind krahasuar me vitin 2019./albeu.com