5 shpërthime nënujore në Detin Baltik

Pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse në Detin Baltik janë zbuluar javën e kaluar raporton Instituti Sizmologjik i Universitetit të Helsinkit.

“Ne zbuluam pesë shpërthime, më i madhi prej të cilëve ishte 1.8 dhe më i vogli 1.3”, tha drejtori i institutit Timo Tiira për Reuters, duke iu referuar shkallës Rihter të përdorur për të përshkruar intensitetin, sizmik.

Katër shpërthime u regjistruan të enjten dhe një të premten në ujërat territoriale ruse në Gjirin e Finlandës, shtoi Tiira, duke shpjeguar se lëvizjet u shkaktuan nga shpërthime dhe jo nga aktivitete të tjera sizmike.

Instituti nuk është në gjendje të përcaktojë se si u krijuan shpërthimet, por rrëshqitje të ngjashme u zbuluan gjatë stërvitjeve të mëparshme detare dhe pastrimit të minave. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar lajmin për momentin.


Shtuar 25.10.2022 16:36