1 humbje jete dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë registruar 5 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 8 pacientë të shëruar, sot.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.645, prej të cilëve 149.916 janë shëruar, ndërsa 5.478 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot është 251./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 14:48