14 vjeçarja në Kosovë bëhet nënë, policia arreston babain e foshnjës

Një 14 vjeçare është bërë nënë për herë të parë mëngjesin e të martës në Kosovë.

Ndërkohë, babai i saj, një 17-vjeçar i cili ndodhej në arrati është arrestuar nga ana e policisë.

Rastin për “Zërin” e konfirmoi Lumni Graishta, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Ai  deklaroi se i dyshuari do të intervistohet, pasi ndaj tij është iniciuar rasti “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

Përveç 17-vjeçarit, në intervistë do të merret edhe familja e tij dhe e të miturës.

Lidhur me këtë rast ka raportuar sot Policia përmes raportit 24-orësh, ku thuhej se 17-vjeçari ishte arratisur.

Shtuar 23.06.2021 14:49