U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, ish kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili e dënoi me 1 vit burg pasi e shpalli fajtor për korrupsion zgjedhor.

Edison_Memolla

Të lidhura

None found

Relator i rekursit të Memollës ështe caktuar gjyqtari Genti Shala.

Pas shpalljes së vendimit nga Apeli i GJKKO në shkurt, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij.

Si pasojë e arrestimit, drejtimi i bashkisë është marrë përkohësisht nga një kryetar i komanduar.

Sipas SPAK, Memolla kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëllim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenteje debitore, në mënyrë që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.