Mjaftuan vetëm disa orë shi, përmbytet qyteti i Lezhës, banorët veshin çizmet

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë mesditën e sotme qytetin e Lezhës, duke shkaktuar probleme në disa zona urbane dhe vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata më problematike është regjistruar në lagjen “Besëlidhja”, ku për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji ka dalë në sipërfaqe dhe është grumbulluar në zonën e bllokut të banimit “11 Janari”.

Të lidhura

None found

Situata lidhet edhe me një ndërhyrje nëntokësore që po zhvillohet në kuadër të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytet. Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e një zgjidhjeje afatgjatë për përmbytjet.

Pas përfundimit të reshjeve të shiut, situata është përmirësuar dhe niveli i ujit është tërhequr.


Shtuar 21.04.2026 16:13