Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në Mamaliaj në Tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur. Blutë bëjnë me dije se, Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu 36 vjeç, shokë me njëri-tjetrin janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Të lidhura
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj. Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

