Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet më e ngarkuara për automjetet që hyjnë në Kosovë, sipas përditësimit më të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara në orën 19:07 tregojnë se në hyrje të kësaj pike pritja zgjat deri në 90 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është afërsisht 200 metra.
Fluks i lartë është regjistruar edhe në Muçibabë. Për të hyrë përmes kësaj pike kufitare pritet deri në 90 minuta, kurse kolona arrin në rreth 1.5 kilometra.
Në vendkalimet e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje që variojnë nga 2 deri në 15 minuta.
