Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një publikim të ri në rrjetet sociale.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në platformën X (ish-Twitter) një fotografi mjaft provokuese, të realizuar nga kuverta e një jahti luksoz, ku shfaqet duke vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore.
Të lidhura
None found
Megjithatë, përveç pamjes që nuk kaloi pa u komentuar nga fansat, ishte mbishkrimi i fotografisë ai që mori vëmendjen më të madhe.
“Prisja që një ‘daddy’ të më çonte në një jaht, pastaj e kuptova… unë jam vetë ‘daddy’”, ka shkruar artistja, duke lënë të kuptohet me humor dhe vetëbesim se nuk ka nevojë të mbështetet te dikush tjetër për të shijuar luksin dhe suksesin që ka ndërtuar vetë.
Postimi u prit me mijëra pëlqime dhe komente, me ndjekësit që vlerësuan jo vetëm paraqitjen e saj, por edhe mesazhin plot ironi dhe pavarësi që përcolli.

Ndërkohë, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili u publikua më 12 qershor dhe është pritur pozitivisht nga publiku dhe kritikët, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e artistes shqiptaro-amerikane.
