Prestigjozja italiane: Fenerbahce ka nisur misionin për ritkhimin e Muriqit

Vedat Muriqi u transferua gjatë afatiti kalimtar të verës së kaluar te Lazio nga Fenerbahce për një vlerë prej 20 milion eurosh.

Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha, ylli Kosovar nuk ka arritur të gjej veten dhë të japë më të mirën e tij.

Në 18 ndeshje të zhvilluara në Serien A, ka shënuar vetëm 1 gol.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” të mërkurën raporton se Lazio ka hapur negociatat me Fenerbahçen për të rikthyer Muriqin në Turqi.

Problemi kryesor qëndron te kontrata afatgjatë që ka 26-vjeçari me Lazion. Ajo është valide deri në qershor të vitit 2025. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 16:06