Surprizon Liverpool, dëshiron të rikthejë Suarez në “Anfield”

Liverpool po mendon të rikthejë në “Anfield” një nga sulmuesit më të mirë të historisë së saj, Luis Suarez.

34 vjeçar tashmë, uruguaji po kalon një formë majft mirë të Atletico e Madridit, skuadër kjo që iu bashkua gjatë afatit kalimtar të verës si lojtar i lirë.

Kontrata momentale Suarezit i skadon në qershorin e vitit 2022, por sipas Fichajes, Liverpool shpreson ta rikthejë në “Anfield” në verën e ardhshme.

Thuhet se trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp dëshiron një tjetër qendërsulmues, meqenëse nuk është i kënaqur me Divock Origin dhe Xherdan Shaqirin.

Liverpool është duke përgatitur ofertë për Suarezin, që ishte pjesë e skuadrës angleze mes viteve 2011 – 2014.

Uruguaiani në ndeshjen e fundit arriti në kuotën e 500 golave në karrierë./albeu.com/

Shtuar 24.03.2021 03:03