Momenti kur nisi gjithçka: Si arriti Kris Jenner të bëhet milionere?

Divorci i saj i parë  i “hapi sytë” Kris Jenner-it për botën dhe e bëri të kuptojë rëndësinë e parasë.

Pasi s’kishte më burrin, Robert Kardashian, që të kujdesej për financat e tyre, Kris nisi të marrë situatën në dorë e t’i japë drejtim shpenzimeve të saj.

“Një ditë, shoku im më tha kur po kaloja divorcin tim nga Roberti, “Sa kushton kopshtari juaj?” Dhe unë thashë: “Nuk e di”, dhe ai pyeti i habitur: “Nuk e dini?”

Kjo ishte pika e kthesës për mua: Isha në siklet që nuk e dija. U zgjova një ditë me përgjegjësi që nuk i kisha pasur më parë.” tregoi Jenner.

“Ndjeva një ndjenjë kaq të madhe arritjeje që isha në gjendje t’i kuptoja të gjitha dhe të paguaja faturat e mia dhe të bëja paratë e mia dhe të paguaja taksat e mia. Dhe kishte raste kur nuk kisha shumë para, por isha shumë e organizuar”.- vazhdoi ajo.

Kështu, Jenner nisi të studiojë botën e biznesit dhe e mori seriozisht atë, duke i investuar paratë në ato biznese që premtonin më shumë dhe ia doli të ngrinte një “perandori”.

Tashmë, pasuria e Kris Jenner i ka kapur 190 milion dollarë, sipas të njohurës “Forbes”.

Shtuar 24.03.2021 03:03