Justina Shiroka Pula, presidente e Republikës së Kosovës, i akordoi Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës gjeneralit Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas.
Nderimi iu dha për udhëheqjen e spikatur të Osbornit, ndihmesën e tij në zhvillimin dhe përparimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, si dhe kontributin për thellimin e bashkëpunimit mes Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Presidentja Shiroka Pula vuri në dukje se, përgjatë pesëmbëdhjetë viteve, partneriteti mes Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së ka ndihmuar në rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale të kësaj force. Ky bashkëpunim është zhvilluar përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.
Ajo shprehu mirënjohje për angazhimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij në zhvillimin e avancimin e FSK-së.
Sipas njoftimit, Presidentja theksoi se partneriteti me ShBA-të ka rëndësi strategjike për Kosovën dhe mbështetet te besimi i ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ajo shtoi se miqësia dhe bashkëpunimi do të vijojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.








