Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mënyrës se si po procedohet pakoja me pesë ligje që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.
Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi shqetësuese ecjen përpara të reformës pa marrë parasysh në mënyrë reale komentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile, si dhe amendamentet përmbajtësore të opozitës.
Të lidhura
None found
Tahiri tha se një proces nuk mund të quhet gjithëpërfshirës kur anashkalohen zërat e aktorëve që duhet të marrin pjesë në të.
Sipas tij, reforma në drejtësi kërkon dialog, llogaridhënie dhe përfshirje të gjerë, në vend të proceseve politike të njëanshme.
“Reforma në drejtësi nuk bëhet duke përjashtuar, duke injoruar dhe duke imponuar. Bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes. Drejtësia nuk mund të reformohet me procese të njëanshme politike. Pra, reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka!”, ka shkruar Tahiri.






