Kurti për presidentin e ri: Bisedimet me partitë nisin pas certifikimit të rezultateve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi sot se ende nuk janë hapur bisedimet me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe krijimin e institucioneve.

Në një prononcim për media, Kurti theksoi se fillimisht po pritet certifikimi i rezultateve, si edhe shqyrtimi i ankesave.

Të lidhura

None found

Ai bëri të ditur se vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të zhvillohen diskutimet e nevojshme.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe trajtimin e ankesave dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti.

Aktualisht, detyrën e ushtrueses së presidentit e mban Albulena Haxhiu, pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit në prill.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u shpallën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje, si forcë e parë doli Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alterntaiva, me 47.13% dhe 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës mori 19.44% dhe 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca 6.74% dhe shtatë ulëse.


grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetcio