Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur suksesin 1-0 të Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fitoren në takimin hapës të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, Kosovës ia siguroi Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e 83-të.
Të lidhura
None found
Përmes reagimit të tij, Kurti vlerësoi paraqitjen e “Dardanëve”, duke theksuar se epërsia mund të kishte qenë edhe më e madhe, nëse skuadra do të kishte treguar më shumë fat në momentet e finalizimit.
“Pak më shumë fat në fluturimin e topit dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri uroi futbollistët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët për triumfin, ndërsa lojën e ekipit kombëtar e cilësoi si të shkëlqyeshme.
“Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Gëzuar!”, ka deklaruar Kurti.
