Që prej datës 16 shtator, kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli vendimin e saj dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta “Jo në emrin tim” është mbajtur çdo mbrëmje në Prishtinë. Sonte, në natën e nëntë radhazi, qytetarët u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij aktgjykimi dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë për UÇK-në.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj proteste, pjesëmarrësit i kërkuan Kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e nesërme të përfshijë në rend dite Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ai duhet të trajtohet me përparësi. Kjo kërkesë vjen në vigjilje të seancës së Kryesisë së Kuvendit, e cila është thirrur për nesër me një agjendë që përfshin çështje të tjera.
