Eksperti austriak apelon tek Kallas: Braktisni dialogun e dështuar, integroni Kosovën në BE e NATO pa pëlqimin e Vuçiqit

Takimet e ndara që Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, zhvilloi në Nju-Jork me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë rikthyer dialogun e normalizimit në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Në këto takime, Kallas përcolli mesazhin se progresi në normalizimin e marrëdhënieve duhet të shkojë paralelisht me rrugën drejt BE-së, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit.

Të lidhura

None found

Image

Mirëpo, eksperti austriak Günther Fehlinger, në një prononcim për “Bota sot”, i është drejtuar shefes së diplomacisë evropiane me një mesazh krejt tjetër. Ai argumenton se formati aktual i dialogut ka dështuar dhe duhet varrosur, duke e cilësuar si pjesë të mbeturinave të diplomacisë së dështuar evropiane. Fehlinger thotë se pajtohet me thirrjen për të ecur përpara, por jo përmes një përpjekjeje të re për të ringjallur një proces që për më shumë se dhjetë vjet nuk ka sjellë zgjidhje për Kosovën.

Sipas ekspertit, Evropa duhet të heqë dorë nga iluzioni se një tjetër takim, komunikatë apo fotografi e Kurtit me Vuçiqin do ta zgjidhë problemin thelbësor. Vetë dialogu është kthyer në pjesë të problemit, pasi ka krijuar përshtypjen se e ardhmja evropiane e Kosovës varet nga pëlqimi i Serbisë. “Kosova nuk është një provincë serbe që pret lejen e Beogradit për të hyrë në Evropë. Kosova është një republikë e pavarur evropiane me institucionet e saj demokratike. Ajo ka aplikuar për anëtarësim në BE, përdor euron dhe KFOR-i i NATO-s ka mbrojtur paqen dhe sigurinë që nga viti 1999”, nënvizoi Fehlinger.

Për Fehlinger, objektivi strategjik është absolutisht i qartë: Kosova duhet të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e ankoruar përgjithmonë në Perëndimin euroatlantik. Asnjëra prej këtyre nuk duhet të varet nga fakti nëse Aleksandar Vuçiq thotë “po”. Duke e trajtuar vazhdimisht Kosovën dhe Serbinë në një paketë të vetme politike, Brukseli i ka dhënë efektivisht Beogradit një ndikim mbi fatin e Kosovës, të cilin eksperti e refuzon kategorikisht. “Nuk duhet të ketë veto serbe mbi Kosovën”, theksoi ai.

Duke iu referuar marrëveshjes së normalizimit të vitit 2023, Fehlinger kujton se Serbia u zotua të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe se asnjëra palë nuk do t’i bllokojë tjetrës rrugën drejt Evropës. “Prandaj, i bëj Brukselit një pyetje shumë të thjeshtë: çfarë po negociojmë ende? Nëse këto zotime janë bërë, zbatojini. Ndaloni rinegocimin e ekzistencës së Kosovës dhe të së drejtës së saj për integrim ndërkombëtar. BE-ja i ka marrëveshjet – ajo që i mungon është guximi politik për t’i zbatuar”, u shpreh ai.

Një tjetër realitet që Brukseli nuk duhet ta anashkalojë, sipas Fehlinger, është sulmi i armatosur në Banjskë. Ai thekson se ky nuk ishte një incident i vogël kufitar që mund të arkivohet e harrohet. Vetë Bashkimi Evropian ka kërkuar llogaridhënie dhe ka kritikuar bashkëpunimin e pamjaftueshëm të Serbisë në hetimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve. “Evropa nuk mund të kthehet thjesht në normalitet dhe t’i thotë Kosovës se një raund tjetër dialogu do t’i zgjidhë të gjitha. Llogaridhënia duhet të vijë e para. Siguria duhet të vijë e para. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës duhet të vijnë të parat”, deklaroi eksperti austriak.

Fehlinger kritikoi gjithashtu qasjen e Brukselit ndaj orientimit strategjik të Serbisë. Ai vuri në dukje se Beogradi synon përfitimet e statusit të kandidatit për në BE, teksa refuzon të përafrohet plotësisht me politikën e jashtme evropiane kundër Rusisë dhe mban lidhje të ngushta me Moskën. “Nuk mund të pretendosh se po udhëton drejt Brukselit ndërkohë që vazhdimisht shikon nga Moska. Serbia duhet të vendosë se ku i përket. Dhe Evropa më në fund duhet të ndalojë së shpërblyeri paqartësinë strategjike”, paralajmëroi ai. Për sa i përket ballafaqimit me të kaluarën, Fehlinger solli në vëmendje rastin e Ratko Mlladiqit, i cili ndërroi jetë duke vuajtur dënimin e përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Polemikat që shoqëruan nderimet dhe funeralin e tij, sipas tij, duhet të ishin një paralajmërim tjetër për Evropën, sepse glorifikimi ose rehabilitimi


Shtuar 23.09.2026 12:35

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet