Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar detyrën e saj si drejtuese e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, post të cilin e mori në prill të vitit 2022.
Të lidhura
None found
Me rastin e largimit, ajo shprehu mirënjohjen për qytetarët e Kosovës, duke vlerësuar mikpritjen, miqësinë dhe gatishmërinë e tyre për dialog të hapur e bashkëpunim të dobishëm.
Vakali deklaroi se beson fuqimisht që rrugët e saj me qytetarët e Kosovës do të takohen përsëri.
Gjatë këtyre ditëve, ambasadorja është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në këto takime është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin.




