Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që synon parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit është miratuar me 61 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime.
Të lidhura
None found
Komisioni për Buxhet, në cilësinë e komisionit raportues, kishte propozuar gjithsej 12 amendamente për këtë projektligj.
Gjatë votimit në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Procesi u zhvillua në mungesë të deputetëve të PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe Aleancës.
Pas përfundimit të votimit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi të mbyllura punimet e seancës për ditën e sotme.





