Arresti shtëpiak ndaj Vlora Hysenit, deputeti i PD: Skandali më i madh në 36 vite

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri komentoi hetimin ndaj Vlora Hysenit, e cila një ditë më parë u shkarkua nga detyra e Kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pasi u pezullua dhe iu caktua arrest shtëpiak për nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, teksa mori fjalën, Strazimiri theksoi se shefja e shërbimit sekret u kap duke i dhënë sekretet e shtetit personit me të cilin kishte lidhje sentimentale, duke iu referuar Ergys Agasit, pasi dyshohet se ajo ka ndihmuar me informacione sekrete biznesmenin që ndodhej në arrati.

Të lidhura

None found

“Në 36 vjet mezi prisnim që Prokuroria të arrestonte drejtorin e SHISH, që për arsye sentimentale, në disa vende ku nuk duhet të ishte, i ka dhënë dashnorit sekretet e shtetit. Nëse mezi prisnim këtë lajm që shteti po funksionon më në fund, që më në fund të kishim një drejtor shërbimi sekret që i shiste sekretet e shtetit skutave, ky është lajm i madh. Duhet ta diskutojmë.

Skandal në 36 vjet dhe tregon degjenerimin e institucioneve të shtetit. Ka 15 vjet që nuk ekziston ky shtet, nuk ka rënë dje. Na është përplasur në fytyrë se shteti nuk ekziston, është në duart e krimit. Na ka kapur Prokuroria shefen e shërbimit sekret duke tregtuar në epshe e sipër sekretet e shtetit”, tha ai.


Shtuar 23.09.2026 12:22

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet