Gjatë zhvillimit të manifestimit kulturor “Tikveshki Grozdober” në Kavadar, policia ka privuar nga liria dy persona, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, rreth orës 20:50, kur zyrtarët policorë ndaluan G.P. (42) dhe V.Ç. (42), të dy banues në Kavadar. Gjatë kontrollit të ushtruar, te G.P. u gjet dhe u sekuestrua një materie e bardhë në formë pluhuri. Ndërsa te V.Ç. policia konfiskoi gjithashtu materie të bardhë pluhurore, para dhe një telefon.
Kontrollet e mëtejshme zbuluan se të dy personat ishin nën ndikimin e alkoolit. Te G.P. u matën 0.53 promilë, ndërsa te V.Ç. 0.44 promilë alkool në gjak.
“Personat janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.
