Një avion luftarak i modelit “Phantom” është rrëzuar në Tanagra të Greqisë, teksa po merrte pjesë në një shfaqje ajrore. Shkaqet e incidentit ende nuk janë bërë të qarta.
Korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku, raporton se pas rënies së avionit është regjistruar menjëherë një shpërthim. Ngjarja ndodhi gjatë fluturimit demonstrues.
Të lidhura
None found
Nuk dihet ende zyrtarisht nëse dy pilotët aktivizuan sistemin e katapultimit. Avioni kishte përfunduar fazën e parë të performancës, ndërsa gjatë rrotullimit të dytë dyshohet se humbi kontrollin. Raportohet gjithashtu se pilotët mund të mos kenë pasur mundësi të shtypnin butonin e katapultimit, por kjo pritet të përcaktohet pas përfundimit të operacionit që po zhvillohet.
Aksidenti u pa nga mijëra persona që kishin mbërritur për aktivitetin “Athens Flying Week”, i cili organizohet çdo shtator në këtë aeroport ushtarak.
