Modeli i Gjadrit zgjerohet në Europë, pesë vende të BE-së planifikojnë qendra kthimi jashtë bllokut nga 2027

Ideja për dërgimin në Shqipëri të emigrantëve të kapur në ujërat territoriale italiane, e cila fillimisht u prit me skepticizëm në Bashkimin Europian, tashmë po shqyrtohet si një prej modeleve për politikën e ardhshme të kthimeve.

Të lidhura

None found

Gjermania, Austria, Danimarka, Greqia dhe Holanda kanë rënë dakord të punojnë mbi një afat dhe një skemë të përbashkët për krijimin e “qendrave të kthimit”. Bëhet fjalë për struktura jashtë territorit të BE-së, ku emigrantët e paligjshëm do të mund të qëndrojnë gjatë kohës që presin përfundimin e procedurave të riatdhesimit.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Kopenhagen, ministrat e pesë vendeve deklaruan se synojnë të finalizojnë vitin e ardhshëm një marrëveshje me një shtet partner për ngritjen e këtyre qendrave.

Ministri danez i Emigracionit, Morten Bødskov, tha se transferimi i emigrantëve të parë drejt një vendi partner jashtë BE-së pritet të bëhet i mundur brenda vitit 2027. Megjithatë, ministrat nuk bënë të ditur se me cilat shtete po zhvillohen aktualisht negociatat për këto struktura.

Vendimi është marrë pas një debati disa mujor mbi funksionimin e qendrave dhe përputhshmërinë e tyre me detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nisma ka hasur kundërshtime të forta nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga disa politikanë të majtë.

Pesë qeveritë insistuan se objektet nuk do të shndërrohen në “kampe”, por do të funksionojnë si “qendra të hapura”. Sipas ministrit holandez të Emigracionit, Bart van den Brink, ato do t’u japin klandestinëve një “mundësi të re”.

Rregullat e reja të BE-së për kthimin e emigrantëve, të miratuara në fillim të këtij viti, u lejojnë vendeve anëtare të hapin qendra jashtë bllokut. Në to mund të transferohen azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, si edhe emigrantë të tjerë që janë në pritje të dëbimit, nëse arrihet një marrëveshje me shtetin pritës.


Shtuar 5.09.2026 12:25

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis