Alarm në fluturim, 67-vjeçari izolohet me shirit ngjitës dhe zinxhirë pas sjelljes agresive

Një fluturim i American Airlines u detyrua të ndryshonte itinerarin dhe të bënte ulje emergjente në Baltimore, pasi një pasagjer 67-vjeçar nga Arizona dyshohet se shfaqi sjellje agresive në bord.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua në fluturimin AA 618, i cili ishte nisur nga Dallas dhe kishte si destinacion Newark, bënë të ditur FBI-ja dhe American Airlines.

Juan Mejia, një pasagjer dhe ish-oficer i zbatimit të ligjit, tregoi se tensionet nisën pasi ishte përshkuar rreth tre e katërta e fluturimit. Sipas tij, 67-vjeçari ofendoi pjesëtarë të stafit dhe udhëtarë të tjerë, përdori gjuhë fyese e raciste dhe bëri komente denigruese ndaj disa grave të ulura në rreshtin pas tij.

Mejia dhe një tjetër pasagjer, Richard Olenick, deklaruan se vendosën të ndërhynin kur Arthur Ludin kaloi në agresion fizik. Ai u fiksua në sedilje me shirit ngjitës, ndërsa duart iu siguruan me zinxhirë.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni u devijua drejt Aeroportit Ndërkombëtar Baltimore/Washington rreth orës 22:15. Edhe FAA-ja ka nisur hetimet për incidentin.

Policia Shtetërore e Merilendit njoftoi se Ludin u arrestua sapo avioni preku pistën në Aeroportin Ndërkombëtar Baltimore/Washington. Mejia dhe Olenick qëndruan pranë 67-vjeçarit deri në momentin kur oficerët hynë në avion dhe e morën në paraburgim.

Policia e Autoritetit të Transportit të Maryland bëri të ditur se 67-vjeçari u akuzua për sjellje të pahijshme dhe sulm të shkallës së dytë, lidhur me veprimet e ndodhura gjatë fluturimit.

Pas arrestimit të Ludin, avioni rifilloi udhëtimin dhe mbërriti normalisht në Newark, sipas American Airlines.

FBI-ja po vijon hetimin për ngjarjen e ndodhur në bordin e avionit.


Shtuar 5.09.2026 08:31

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis