Programi i sotëm i Albi Mall Superligës së Kosovës përfshin dy sfida interesante, të vlefshme për javën e katërt të kampionatit.
Të lidhura
None found
Kjo xhiro nisi të premten, kur Prishtina triumfoi 1-0 ndaj Vushtrrisë, ndërsa sot zhvillohen dy përballjet e radhës.
Takimi i parë do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të përballet me Dukagjinin.
Tri orë më vonë, në ora 19:00, Drita do ta presë Drenicën në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Për ekipin vendas, kjo do të jetë ndeshja e parë e zhvilluar në shtëpi nën ndriçimin e reflektorëve.
Dy duelet e tjera të kësaj jave, Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Malisheva-Gjilani, janë planifikuar për t’u zhvilluar të dielën.
