Grenelli mbështet gjashtë deputetë të LDK-së, analistët shohin përplasje ndaj marrëveshjes Kurti-Abdixhiku

Mbështetja që Richard Grenell u ka dhënë publikisht gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President të Kosovës, ka rihapur diskutimin mbi ndikimin ndërkombëtar në politikën e brendshme të vendit.

Grenell i ka quajtur deputetët “miq të shkëlqyer të Amerikës” dhe ka veçuar mes tyre ish-kryeministrin Avdullah Hoti. Ky qëndrim e ka thelluar debatin për përplasjen brenda LDK-së, në një kohë kur Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut.

Të lidhura

None found

Marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut synon zgjidhjen e krizës për zgjedhjen e Presidentit dhe kapërcimin e ngërçit institucional. Megjithatë, kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së mund ta çojë sërish Kosovën drejt krizës dhe, potencialisht, drejt zgjedhjeve të reja.

Qëndrimi i Grenellit ka ngritur pikëpyetje nëse mbështetja e tij është pjesë e një përpjekjeje për të penguar marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, si dhe nëse kundërshtimi ndaj kandidaturës presidenciale synon dobësimin e Kurtit dhe kthimin e opozitës në pushtet.


Shtuar më 5.09.2026 08:10

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet