Gjermania dhe pesë vende të tjera anëtare kërkojnë reduktime të thella në buxhetin e BE-së: “Nuk jemi koprracë

Pas bisedimeve për buxhetin e Bashkimit Evropian, Gjermania dhe pesë shtete të tjera anëtare po kërkojnë shkurtime që shkojnë në miliarda euro.

Të lidhura

None found

Kancelari Friedrich Merz, bashkë me krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera donatore të BE-së, bëri thirrje për shkurtime drastike në buxhetin e ardhshëm të Unionit.

Pas një takimi në Berlin, ai deklaroi se propozimet aktuale të Komisionit Evropian, të cilat parashikojnë një rritje deri në 60 për qind, janë “thjesht të papërballueshme”.

Sipas Merz, shuma e propozuar duhet të reduktohet “me disa qindra miliardë euro”, ndërsa shkurtimet do të prekin pothuajse të gjitha fushat.

Qëndrimi i gjashtë shteteve u përshkrua si “as dorështrënguar, as dorëlëshuar”.

Në takimin konfidencial të Berlinit morën pjesë kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri finlandez Petteri Orpo dhe kancelari austriak Christian Stocker, ndërsa kryeministrat e Holandës dhe të Suedisë u lidhën përmes video-konferencës.

Këto gjashtë vende financojnë rreth 40 për qind të buxhetit evropian. Merz theksoi gjithashtu se po këto vende ofrojnë 70 për qind të ndihmës dypalëshe që shtetet anëtare të BE-së japin për Ukrainën. “Ne nuk jemi koprracë, por rritjet e shifrave të propozuara nga Komisioni nuk përkojnë me realitetin”, deklaroi Merz.

Grupi i shteteve kontribuuese kërkoi “realizëm dhe reforma” për kornizën financiare shumëvjeçare, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2028. Sipas tyre, siguria, sovraniteti, migrimi dhe konkurrueshmëria e Bashkimit Evropian duhet të jenë në qendër të buxhetit.

Ata theksuan se buxheti i BE-së nuk duhet të përbëjë përjashtim. “Në një kohë kur praktikisht të gjitha shtetet anëtare po ndërmarrin masa buxhetore ‘të dhimbshme’, buxheti i BE-së nuk mund të jetë përjashtim”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Gjashtë vendet shprehën gjithashtu “jo” ndaj borxheve të reja dhe punësimeve shtesë. Në deklaratën e tyre, ato hodhën poshtë një emetim të ri të borxhit të përbashkët evropian, duke argumentuar se kjo nuk është zgjidhje për sfidat buxhetore dhe as alternativë ndaj reformave strukturore. Për më tepër, ato nënvizuan se institucionet e BE-së duhet t’i menaxhojnë detyrat me nivelet ekzistuese të personelit.

“Me një buxhet të shekullit të 20-të nuk do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat e shekullit të 21-të”, u shpreh Merz. Qëllimi është që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti, nëse është e mundur. Grupi synon të paraqesë një qëndrim të unifikuar në konsultimet e BE-së që nisin në tetor. /DW


Shtuar 28.08.2026 09:32

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet