GENER2 bëhet pjesë e projektit për ndërtimin e urave dhe tuneleve në autostradën Shkup–Bllacë

Projekti i autostradës Shkup–Bllacë po merr një karakter gjithnjë e më të theksuar rajonal, ndërsa në tenderin për ndërtimin e saj është përfshirë edhe kompania shqiptare GENER2. Krahas saj, në këtë proces merr pjesë edhe kompania vendore SHA “Granit”.

Të lidhura

None found

GENER2 do të ketë përgjegjësi për një prej komponentëve më të vështirë të veprës infrastrukturore, atë të ndërtimit të urave dhe tuneleve.

Pjesa përkatëse e projektit parashikon ndërtimin e 5 tuneleve, 8 urave dhe 11 nënkalimeve, duke kërkuar zgjidhje dhe standarde të larta teknike.

Faza e dytë e punimeve u prezantua dje nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëkryetarët e VELN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Vlera e këtij projekti është 198 milionë euro.

Përfshirja e GENER2 në ndërtimin e autostradës i jep projektit një dimension edhe më të fortë rajonal, ndërsa rruga pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Pas një periudhe të gjatë zvarritjesh, autostrada Shkup–Bllacë ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit konkret, me kompani të mëdha të angazhuara dhe punime që kanë nisur në terren.


Shtuar 27.08.2026 22:28

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibompusulabetjojobetBelugabahisHoliganbetholiganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişonwin girişJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş