OSBE-ja kërkon plotësimin e shpejtë të vendeve vakante pas vendimit për gjyqtarët serbë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur sot se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur lidhur me gjyqtarët dhe stafin gjyqësor serb që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Të lidhura

None found

Misioni i OSBE-së në Kosovë reagoi pas këtij vendimi, duke i kërkuar KGJK-së që pozitat ende të lira të plotësohen sa më shpejt. Sipas OSBE-së, kjo duhet të bëhet përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura në meritë.

“OSBE-ja në Kosovë merr në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serb të Kosovës për të tërhequr dorëheqjet e tyre”, thuhet në reagim.

Misioni theksoi se proceset e rekrutimit dhe emërimit duhet të zhvillohen në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi, përfshirë rregullat që garantojnë përfaqësimin e komuniteteve.

OSBE-ja vlerëson se një sistem gjyqësor ku komunitetet janë të përfaqësuara është thelbësor për sigurimin e qasjes së barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët.


Shtuar 27.08.2026 16:22

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibomsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParti