Maqedonci në Berlin, në fokus të debatit ndërhyrjet ruse dhe siguria evropiane

Kërcënimet nga ndikimi rus dhe bashkëpunimi mes aleatëve për paqen e stabilitetin ishin në qendër të diskutimit ku mori pjesë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në Konferencën e Sigurisë në Berlin.

Maqedonci u ftua si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”. Përkrah përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë, ai diskutoi ndikimin rus, sfidat me të cilat përballet siguria evropiane dhe nevojën për bashkëpunim ndërmjet aleatëve.

Të lidhura

None found

Në postimin e tij, ministri njoftoi se gjatë këtyre ditëve po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference). Ky organizim bën bashkë përfaqësues të lartë nga politika, diplomacia dhe ushtria, të cilët trajtojnë çështjet aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Duke iu referuar ftesës për të qenë panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë, Maqedonci bëri të ditur se diskutimi me përfaqësuesit e NATO-s dhe Gjermanisë përfshiu rreziqet që sjellin ndërhyrjet dhe ndikimi rus. Gjithashtu, pjesëmarrësit trajtuan sfidat e sigurisë në Evropë dhe peshën që ka forcimi i bashkëpunimit mes aleatëve e partnerëve në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit.

Ministri theksoi gjithashtu se Republika e Kosovës vijon angazhimin për të rritur kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të dhënë kontribut aktiv në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët strategjikë.


Shtuar më 3.11.2026 15:42