Protesta kundër kryeministrit Albin Kurti, e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot, është anuluar. Lajmin e konfirmoi për Ekonomia Online organizatori i saj, Durim Aliu.
Sipas Aliut, tubimi nuk do të mbahet për shkak se nuk është siguruar leja nga Policia e Kosovës. Ai shpjegoi se autoritetet kanë kërkuar njoftimin e protestës 96 orë përpara zhvillimit të saj.
Të lidhura
None found
Aliu deklaroi se sot nuk do të ketë protestë, pasi Policia nuk u ka dhënë leje, duke u kërkuar që lajmërimi të bëhet 96 orë më herët.
Një protestë e thirrur nga qytetari Durim Aliu u zhvillua më 1 nëntor përpara ndërtesës së Qeverisë. Në atë tubim u kërkua largimi i Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.
Si shkakun kryesor për organizimin e protestës, Aliu kishte përmendur situatën e rënduar ekonomike në Kosovë. Dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti mbetet kërkesa kryesore e protestës.







