SHBA çmonton një operacion kinez spiunazhi kibernetik, në shënjestër NASA, Senati dhe Rezerva Federale

Autoritetet amerikane kanë goditur një rrjet të gjerë spiunazhi kibernetik, i cili dyshohet se për vite me radhë ka synuar shërbime sensitive dhe infrastrukturë kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Të lidhura

None found

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, rrjeti lidhej me një kompani kineze dhe kishte depërtuar në sistemet e disa institucioneve të rëndësishme, mes tyre Departamenti i Drejtësisë, NASA, Rezerva Federale dhe Senati.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan domenet e dy platformave të njohura si “QScan” dhe “QTRouter”. Dyshohet se këto shërbenin si pjesë e infrastrukturës së përdorur për sulmet kibernetike.

Lista e objektivave të dyshuara përfshin edhe Departamentin e Energjisë, Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, si dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Gjithashtu, në shënjestër dyshohet se janë vënë katër kompani në Shtetet e Bashkuara dhe në Korenë e Jugut.

Autoritetet amerikane besojnë se ky rrjet mund të jetë përdorur për të hyrë në infrastrukturë kritike dhe rrjete të tjera të ndjeshme në SHBA dhe jashtë saj të paktën që prej vitit 2018.

Departamenti i Drejtësisë ia atribuon administrimin e platformave kompanisë kineze të teknologjisë së rrjetit Nanjing Xinjiuwei.

Sipas pretendimeve të autoriteteve amerikane, ndër klientët e kompanisë mund të kenë qenë Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës dhe Ushtria Çlirimtare Popullore, së bashku me institucione të tjera.

Rasti vë në pah përfshirjen e kompanive private dhe kontraktorëve të specializuar në zhvillimin dhe ofrimin e kapaciteteve kibernetike për agjencitë shtetërore.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se vitet e fundit është shtuar numri i kompanive kineze që ofrojnë shërbime të specializuara për operacione në hapësirën dixhitale. Sipas tyre, kjo ka zgjeruar rrethin e aktorëve privatë të aftë për të realizuar infiltrime komplekse kibernetike.

Ambasada kineze në Uashington nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesës për koment. Pekini i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat se është i përfshirë ose përgjegjës për sulme kibernetike.


Shtuar 27.08.2026 09:12

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom