Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Skenderajt për realizimin e projektit të banimit social.
Të lidhura
None found
Marrëveshja është firmosur së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, për projektin “Banim Social Adekuat në Skënderaj”.
Vlera e përgjithshme e investimit arrin në 4.4 milionë euro. Nga kjo shumë, 3.4 milionë euro do të sigurohen nga MMPH, ndërsa Komuna e Skenderajt do të financojë 1 milion euro.
Projekti parashikon ndërtimin e 78 banesave në Skënderaj, të destinuara për familjet përfituese.
Banesa do të kenë sipërfaqe prej 75 m², 82.5 m² dhe 93.5 m², duke u përshtatur me nevojat e familjeve që do të përfitojnë nga ky investim.
Sipas Pacollit, projekti synon të ofrojë strehim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Skenderajt.
