Jeton Sylaj në paraburgim për një muaj në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sylajt i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, njoftoi gjykata.

Të lidhura

None found

“Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, dyshohet se e kishte dhunuar dhe kanosur disa herë atë. Zekaj u vra pak ditë më parë në Vitomiricë nga kunati i saj.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se ndaj Jeton Sylajt janë të hapura gjithsej gjashtë (6) raste penale. Katër prej tyre janë regjistruar gjatë vitit 2026.


Shtuar më 27.10.2026 17:14