AUV shkatërron mbi 27.5 ton qumësht UHT të pasigurt të importuar nga Kosova

Dy ngarkesa me qumësht UHT, me peshë të përgjithshme 27,520 kilogramë, nuk u lejuan të hyjnë nga Republika e Kosovës në vend përmes pikës kufitare të Bllacës. Shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) konstatuan se niveli i aflatoksinës tejkalonte kufijtë maksimalë të përcaktuar me rregulloret ligjore në fuqi.

Të lidhura

None found

Sipas AUV-së, qumështi i pasigurt, i cili ishte planifikuar të shpërndahej në një rrjet marketesh në vend, u asgjësua javën e kaluar në deponinë e Drisllës. Procesi është zhvilluar në mënyrë të sigurt dhe nën kontrollin e një veterineri zyrtar.

Marrja e mostrave për analizat laboratorike nga të dyja dërgesat me qumësht UHT është kryer në kuadër të Programit të Monitorimit, të cilin inspektorët e AUV-së në pikën kufitare e zbatojnë për ngarkesat e ushqimeve me origjinë shtazore që importohen në vend.

Nga Agjencia bëjnë të ditur se më 17 korrik të këtij viti është miratuar edhe Vendimi për zbatimin e masave të posaçme të sigurisë gjatë importit të qumështit, produkteve të qumështit, si edhe produkteve që përmbajnë qumësht të kondensuar dhe qumësht pluhur. Me këtë vendim janë forcuar kontrollet zyrtare për këto produkte shtazore përmes testeve dhe kontrolleve të detyrueshme laboratorike për përmbushjen e kërkesave të cilësisë, me synim që në tregun vendas të vendosen vetëm produkte të sigurta e cilësore, si dhe të garantohet konkurrencë e drejtë dhe mbrojtja e prodhuesve e konsumatorëve vendas.


Shtuar 24.08.2026 12:35

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş