Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka hedhur poshtë pretendimet se deputetëve dhe stafit të tij u financohet sigurim privat shëndetësor.
Të lidhura
None found
Përmes një demanti, institucioni vlerëson se raportimet e publikuara nga disa media janë të pasakta dhe manipuluese. Sipas sqarimit të Kuvendit, procedura lidhet me kontrolle mjekësore sistematike dhe parandaluese, të cilat ligji ia ngarkon punëdhënësit t’i ofrojë të paktën një herë në 24 muaj.
Kuvendi thekson se prokurimi publik është hapur për shërbime të caktuara shëndetësore, jo për blerjen e policave të sigurimit privat.
Po ashtu, nga ky institucion bëjnë të ditur se kontrollet e tilla nuk përbëjnë risi, pasi procedura të ngjashme janë realizuar edhe gjatë viteve të kaluara. Kuvendi u kërkoi mediave që e kanë publikuar informacionin ta përmirësojnë atë dhe të botojnë demantin.
