Turqia vendos kufizime për anijet tregtare drejt Detit të Zi pas shtimit të sulmeve në rajon

Autoritetet turke kanë kufizuar kalimin përmes Bosforit të anijeve tregtare që kanë si destinacion Detin e Zi, ndërsa shqetësimet për sigurinë detare janë shtuar pas sulmeve të fundit ndaj anijeve në këtë zonë, raportoi Bloomberg.

Të lidhura

None found

Disa anije të nisura drejt Novorossiyskut, porti rus me rëndësi të veçantë për eksportin e naftës dhe drithërave, janë informuar se lejet e tranzitit për momentin nuk po lëshohen. Në raste të tjera, operatorëve u është bërë e ditur se shqyrtimi i aplikimeve mund të zgjasë më shumë.

Burimet bëjnë me dije se autoritetet turke nuk kanë dhënë një arsye zyrtare për këtë vendim. Sipas njoftimeve të marra nga disa anije, masa përfshin edhe lundrimet drejt porteve ukrainase.

Ndërkohë, të dhënat e gjurmimit të anijeve të mbledhura nga Bloomberg tregojnë se anijet me destinacion portet e Bullgarisë dhe Turqisë kanë vijuar të kalojnë përmes Ngushticës së Dardaneleve.

Kufizimi i lëvizjes është vendosur pas intensifikimit të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, ku janë prekur edhe disa mjete lundruese në pronësi turke. Ankaraja ka bërë vazhdimisht thirrje për rritjen e masave mbrojtëse në këtë hapësirë detare.

Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi në fillim të kësaj jave se sulmet me dronë ndaj dy anijeve turke kishin plagosur disa pjesëtarë të ekuipazhit, përfshirë edhe shtetas turq.

“Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar të gjitha palëve, veçanërisht palëve ndërluftuese, që të zbatojnë urgjentisht masa konkrete për garantimin e sigurisë detare në Detin e Zi”, u shpreh Ministria e Jashtme turke.

Autoritetet në Ankara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i situatës mund të sjellë pasoja të gjera, ndër të tjera edhe për sigurinë ushqimore.

Masat e reja rrezikojnë të shtojnë presionin mbi tregtinë ndërkombëtare, në një periudhë kur luftërat dhe konfliktet në zona të tjera kanë ndërprerë ndjeshëm qarkullimin e naftës dhe mallrave. Në të njëjtën kohë, sulmet e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës kanë shtuar pasigurinë lidhur me furnizimin me drithëra nga rajoni i Detit të Zi.


Shtuar 8.08.2026 15:04

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetkare girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş