Tre vëllezër me precedentë penalë janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vendosjen dhe shpërthimin e një sasie lënde plasëse në derën e banesës private të një 72-vjeçari në lagjen “Tufinë”. Policia e Tiranës bëri të ditur se ngjarja, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, është zbardhur dhe dokumentuar në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”.
Personat e kërkuar janë E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç, dhe M. A., 41 vjeç. Identifikimi i tyre u bë i mundur pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të provave në vendngjarje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:30, tre vëllezërit dyshohet se, për motive të dobëta, vendosën dhe aktivizuan lëndën plasëse në derën e shtëpisë së shtetasit J. M., 72 vjeç. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të pakta materiale.
Tre të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryer në bashkëpunim.
Forcat e policisë po vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
