Tragjedi në Britani/ Gruaja shtatzënë humb jetën pasi bie nga kati i nëntë, mjekët shpëtojnë foshnjën

Një 38-vjeçare shtatzënë humbi jetën në Leeds të Britanisë, pasi u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati. Pavarësisht tragjedisë, mjekët arritën të shpëtonin foshnjën që ajo mbante në bark.

Të lidhura

None found

Sipas mediave britanike, Emma Atkinson ndodhej në banesën e babait të saj, në ndërtesën “Shakespeare Towers”, gjatë tetorit të vitit 2024. Në seancën hetimore, babai rrëfeu se e bija i kishte kërkuar një cigare dhe ishte ulur pranë dritares, të cilën e kishte hapur plotësisht.

Ai tha se i kishte kërkuar Emmës ta mbyllte dritaren për shkak të temperaturave të ulëta. Pak më pas, dëgjoi të bijën të thoshte: “Po iki”. Kur u kthye, pa këmbët e saj duke kaluar përtej dritares.

Gruaja ra nga një lartësi prej rreth 27 metrash. Babai zbriti menjëherë poshtë, ndërsa një mjek jashtë shërbimit, i cili banonte në të njëjtin pallat, i dha ndihmën e parë Emmës dhe foshnjës.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 38-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Mjekët kryen një lindje emergjente dhe shpëtuan vajzën, e cila lindi pesë javë para kohe. Foshnja, e quajtur Posie, mbijetoi dhe vijon të marrë kujdes mjekësor.

Gjatë hetimit u mësua se Emma ishte diagnostikuar më herët me çrregullim emocional të personalitetit dhe kishte bërë dy përpjekje për t’i dhënë fund jetës.

Disa javë përpara ngjarjes, ajo kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqte barkun e rrumbullakosur. Krahas imazhit, kishte shkruar me gëzim: “Është vajzë, nuk mund të jem më e lumtur.”


Shtuar 6.08.2026 15:41

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet