63 minatorë të Trepçës të bllokuar në horizontin 11, ministrja Rizvanolli njofton për gjendjen e tyre

Një defekt në pajisjet elektrike ndërpreu furnizimin me energji në minierën e Trepçës, duke lënë të bllokuar në horizontin 11 gjithsej 63 minatorë të ndërrimit të dytë. Ky ndërrim përfundon në orën 23:00.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se, sipas menaxhmentit të Trepçës, minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të lidhura

None found

Ekipet teknike po punojnë për ta riparuar defektin dhe për të rikthyer energjinë elektrike. Paralelisht, po përgatitet nxjerrja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti ndodhet në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit.


Shtuar më 7.10.2026 22:17