Defekti elektrik lë të bllokuar nëntokë 63 minatorë të Trepçës, reagon Rizvanolli

Një defekt në pajisjet elektrike ka ndërprerë furnizimin me energji në minierën e Trepçës, duke lënë të bllokuar brenda horizontit 11 minatorët e ndërrimit të dytë.

Brenda minierës ndodhen gjithsej 63 punëtorë, ndërsa orari i këtij ndërrimi përfundon në orën 23:00.

Të lidhura

None found

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas të dhënave nga menaxhmenti i Trepçës, ekipet teknike janë duke punuar për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Paralelisht, po bëhen përgatitjet për nxjerrjen graduale të minatorëve përmes daljes emergjente. Në vendngjarje ndodhet edhe menaxhmenti i ndërmarrjes, ndërsa aty kanë qenë të pranishëm policia dhe zjarrfikësit.


Shtuar më 7.10.2026 22:27